Mathieu Valbuena ende aktiv: Futbollisti francez nënshkruan në Maltë

Futbollisti i mirënjohur francez, Mathieu Valbuena, vazhdon të jetë aktiv dhe nuk e ka mbyllur ende karrierën e tij.

Siç bën me dije Indeksonline, Valbuena ka nënshkruar pak ditë më parë me skuadrën e tij të re.

39-vjeçari, i cili ka mbushur 39 vjeç në shtator, është transferuar te skuadra e Santa Lucia FC, që garon në divizionin e dytë të Maltës.

Gjatë karrierës së tij të pasur, futbollisti francez ka luajtur 807 ndeshje, ka realizuar 111 gola dhe ka dhënë 169 asiste.