Cape Verde ishte padyshim surpriza më e madhe e Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja afrikane e mbylli aventurën e saj në 1/8 e finales, por me një statistikë që flet shumë për paraqitjet e saj, ku nuk pësoi asnjë humbje gjatë 90 minutave të lojës, në katër ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Gjithçka nisi në fazën e grupeve, ku Kepi i Gjelbër barazoi 0-0 me Spanjën në ndeshjen e parë. Më pas zhvilloi një tjetër sfidë spektakolare, duke barazuar 2-2 me Uruguain, ndërsa e mbylli grupin me një tjetër rezultat 0-0 ndaj Arabisë Saudite.

Tre barazime i mjaftuan për t’u kualifikuar si vendi i dytë në grup, duke lënë pas pritshmëritë e shumëkujt.

Në fazën e 1/8 së finales, Kepi i Gjelbër i rezistoi edhe kampiones në fuqi, Argjentinës. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa vetëm në kohën shtesë skuadra e Lionel Messit arriti të siguronte kualifikimin me fitoren dramatike 3-2.

Edhe pse u eliminua, Kepi i Gjelbër largohet nga Botërori me kokën lart.

Skuadra afrikane nuk u mposht në asnjë ndeshje gjatë 90 minutave, duke fituar respektin e tifozëve dhe duke u shndërruar në historinë më të bukur të këtij edicioni të Kupës së Botës./IndeksOnline/