“Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, vajza e dhendërrës me fjalë prekëse për të ndjerën Fatmire Shabani
Nusja e Fatmire Shabanit, e cila ndërroi jetë tragjikisht së bashku me familjarë të tjerë në aksidentin rrugor Bllacë-Shkup, ka shprehur dhimbjen e saj përmes një mesazhi prekës për vjehrrën. Ajo e përshkroi të ndjerën si më shumë se thjesht vjehrrën e saj, por si një “grua të fortë, të dashur dhe një shtyllë të familjes”.
Pranvera Shabani, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur hapur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Fatmire Shabanit, duke theksuar rolin e saj si “grua e fortë, e dashur dhe një shtyllë për familjen tonë”.
Ajo ka shkruar: “Nuk ishe vetëm vjehrra ime, por një grua e fortë, e dashur dhe një shtyllë për familjen tonë. Faleminderit për çdo këshillë, për çdo buzëqeshje dhe për çdo të mirë që më dhe.”
Sipas burimeve familjare, Fatmire Shabani, Ejup Tërnava dhe Xheneta Tërnava po udhëtonin drejt shtëpisë nga Aeroporti i Shkupit kur dyshohet se ndodhi aksidenti tragjik. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një segment rrugor, rruga Bllacë-Shkup, i cili ishte në punime.
Pas kësaj tragjedie, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie, duke anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara në shenjë respekti për viktimat.
Deri tani, ende nuk janë bërë publike detajet mbi kohën dhe vendin e varrimit të të ndjerëve.
