Aktori Fisnik Ademi reagon pas vdekjes së Beqir Beqirit: “Ikonë dhe adresë e Teatrit Kombëtar”

Aktori i njohur, Fisnik Ademi, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook pas lajmit të hidhur për vdekjen e Beqir Beqirit, organizatorit dhe punëtorit shumëvjeçar të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK).

Në postimin e tij, Ademi ka shprehur dhimbjen për humbjen e një figure kyçe të k këtij institucioni kulturor, duke theksuar: “Beqa ishte ikonë dhe adresë e përhershme e Teatrit Kombëtar.”

Ai e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lamtumirë, Beqë. U prehsh në paqe.”

Lajmi për vdekjen e Beqir Beqirit u bë i ditur më herët nga vetë Teatri Kombëtar i Kosovës, i cili e cilësoi atë si një punëtor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të çmuar.

Kontributi i tij i çmuar ndër vite në organizimin dhe funksionimin e TKK-së do të mbetet një kujtesë e veçantë për institucionin dhe mbarë komunitetin artistik. Vdekja e tij ka prekur thellë kolegët dhe artistët, të cilët vijojnë të shprehin respekt dhe mirënjohje për punën e tij të palodhshme.