Kaos në trafikun e Shkupit: Bllokohet mbikalimi, qytetarët ngecin në kolona të gjata

Një situatë kaotike ka përfshirë trafikun rrugor në Shkup. Mbikalimi që lidh rrugët “Dame Gruev” dhe “Gjorçe Petrov” është bllokuar plotësisht, duke shkaktuar kolona të pafundme automjetesh dhe vështirësi të mëdha për lëvizjen e qytetarëve. Qarkullimi është rënduar ndjeshëm, ndërsa shoferët po përballen me pritje të tejzgjatura dhe një gjendje nervozizmi.