Shpëtim (Tim) Qorraj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Qorraj, po synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e tij, kësaj radhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qorraj është kandidat për Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, në Distriktin e 64-t, ku garon në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 3 nëntor 2026. Ai garon si kandidat i Partisë Demokratike kundër republikanit Michael Tannousis, i cili aktualisht e mban këtë post.

Përmes një postimi në facebooke, Qorraj u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Amerikë të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Ka ardhur koha të dalim e të votojmë! Pjesëmarrja jonë në zgjedhje është një e drejtë, një përgjegjësi dhe një mundësi për ta bërë zërin tonë të dëgjohet.

Ne shqiptarët kemi sakrifikuar shumë për lirinë dhe të drejtën e votës. Sot, këtu në Amerikë, kemi mundësinë ta ushtrojmë këtë të drejtë me krenari.”, ka shkruar ai, duke rikujtuar se votimi i hershëm zhvillohet nga 24 tetori deri më 1 nëntor, ndërsa dita e zgjedhjeve është 3 nëntori./IndeksOnline/