Prishtinë: Nis grumbullimi i qytetarëve dhe veteranëve për protestën e orës 12:00

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është përgatitur për protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), e cila pritet të nisë sot në orën 12:00. Sipas raportimeve të “Ekonomia Online”, tashmë kanë filluar të mblidhen qytetarë dhe veteranë të luftës.

Kjo protestë, e thirrur me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, organizohet dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.