Polonia paralajmëron Putinin: “E dimë çfarë po planifikon, mos e bëj”

Gjatë një prononcimi për CNN, në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, theksoi shqetësimet e vazhdueshme të Evropës lidhur me luftën hibride të ndërmarrë nga Rusia.

Sikorski deklaroi: “Rusia prej vitesh ka zhvilluar një luftë hibride kundër nesh. Perëndimi nuk e ka pranuar këtë, por mendoj se tani të gjithë e pranojmë.” Më tej ai detajoi: “Kjo përfshin zjarrvënie, atentate, ndërhyrje në politikën tonë, dezinformim masiv dhe terrorizëm shtetëror.”

Siç ka raportuar më herët CNN, Polonia është paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara se presidenti rus Vladimir Putin mund të vendosë të sulmojë Evropën në një mënyrë të kufizuar, ndoshta duke përdorur dronë ose forma të tjera të luftës hibride.

Në fund, Sikorski i dërgoi një mesazh të qartë Vladimir Putinit: “Çfarëdo qoftë, ne e dimë çfarë po planifikon, mos e bëj.”