Pas rreth 30 minutash vonesë, ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Rendi i ditës i kësaj seance parashikon votimin e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në sallën e Kuvendit mungojnë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një komunikate, PDK-ja njoftoi se nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës.

Gjithashtu, PDK-ja ka tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit.

Vazhdimi i seancës pritet të zhvillohet pa praninë e deputetëve të PDK-së, ndërsa votimi për nënkryetarët mbetet pikë kyçe në rendin e ditës.