Rishfaqet Zoran Zaev: Ish-kryeministri merr pjesë në festën e 28 Nëntorit në Ambasadën Shqiptare
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është parë sërish në publik pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes mediatike dhe politike. Ai mori pjesë në festën e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë Kombëtare. Prania e ish-kryeministrit në këtë aktivitet diplomatik ka tërhequr vëmendje të veçantë, duke qenë se Zaev prej kohësh ishte tërhequr nga jeta publike dhe nuk ishte parë në ngjarje të tilla./Tema.mk
