Pablo García ka përjetuar një moment tejet emocional teksa është larguar nga qendra stërvitore e Real Betisit. 

Futbollisti dhe nëna e tij janë parë me lot në sy, në një largim që duket se ka qenë veçanërisht i dhimbshëm për familjen, për shkak të vështirësive financiare të klubit. 

Në largimin e tij, García ka lënë edhe një mesazh për tifozët e Betisit: 

“Shpresoj që gjithçka të shkojë shumë mirë për ju. Uroj që të jemi më të mirët në Ligën e Kampionëve. Një përshëndetje e madhe për tifozët e mi të Betisit.” 

Pas 15 vitesh, Garcia do ta vazhdoj karrierën e tij te Santander. /IndeksOnline/