Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka zhvilluar sërish një aktivitet përpara godinës së Qeverisë.

Aktivitetit të sotëm i janë bashkuar asamblistë të kësaj partie nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës, si dhe anëtarë e aktivistë të tjerë, raporton IndeksOnline.

Këto aktivitete, të nisura nga partia më e madhe opozitare, kanë hyrë në javën e dytë. Gjatë kësaj periudhe, atyre u janë bashkuar segmente të ndryshme të shoqërisë, përfshirë edhe partinë Aleanca.

Kërkesat e partisë mbeten të pandryshuara: konstituimi i Kuvendit dhe vazhdimi i procesit të formimit të institucioneve.

Pas përfundimit të aktivitetit para Qeverisë, Grupi Parlamentar i PDK-së pritet të vazhdojë me aktivitete edhe në Kuvend.