Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se do të mbajë sërish një konferencë për media pasditen e së mërkurës.
Deri më tani, partia nuk ka zbuluar motivet apo tematikën e kësaj konference.
Në njoftimin e dërguar mediave, theksohet se: “Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, duke filluar nga ora 13:00, në selinë qendrore të partisë.”
Kjo shënon konferencën e dytë të kësaj partie politike brenda dy ditësh, pasi një tjetër ishte organizuar edhe të martën.
