Yan Diamonde është një prej lojtarëve më të përfolur gjatë Kupës së Botës dhe merkatos verore.
Futbollisti i RB Leipzig është shumë pranë marrëveshjes me PSG-në, por ka edhe disa skuadra tjera në garë për afrikanin, shkruan Indeksonline
I pyetur se cila është skuadra e tij më e pëlqyer, ai dha një përgjigje shumë të fortë.
“Chelsea ishte skuadra ime më e dashur, kjo për shkak të Didier Drogbas. Pastaj edhe Manchester City për shkak të Yaya Toure. Por, tani asnjë prej tyre nuk më pëlqen. Tani e kam punë, dhe nuk më pëlqen asnjë skuadër”, u shpreh futbollisti
19-vjeçari në sajtin “Transfermarkt” ka një vlerë të lartë prej 90 milionë eurove dhe llogaritet si një prej më të mirëve në moshën e tij../Indeksonline/
