Komuna e Podujevës ka njoftuar se më 18 maj 2026 do të mbahet një ceremoni përkujtimore me rastin e 50-vjetorit në lavdinë e kombit për “Podjeva Bablokun”.

 Aktiviteti do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:00 në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë.

Sipas njoftimit, kjo ceremoni synon të nderojë jetën, sakrificën dhe idealin atdhetar të figurës së njohur, duke bashkuar qytetarët në kujtim dhe respekt për kontributin e tij ndër vite. /IndeksOnline/