Përleshje në Prishtinë: Tre të arrestuar, dy marrin trajtim në QKUK

Tre persona u arrestuan mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, të dyshuar për përfshirje në një përleshje fizike.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 19:50.

Si pasojë e përleshjes, dy prej të dyshuarve pësuan lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia njoftoi se gjatë incidentit u konstatua edhe posedim i paligjshëm armësh.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit u dërgua në mbajtje, ndërsa dy të tjerët u liruan në procedurë të rregullt.