Michael Olise ka përjetuar një mbrëmje për t’u harruar në ndeshjen e Bayern Munichut në Norvegji.

Bavarezët u mposhtën me rezultat 2-0 në pjesën e parë, ndërsa Olise u përjashtua nga loja rreth 15 minuta para përfundimit të takimit, shkruan Indeksonline.

Francezi fillimisht mori karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj kundërshtarit, ndërsa pak sekonda më vonë u ndëshkua sërish, pas një përplasjeje me kapitenin e Viking Stavanger, Zlatko Tripic.

Arbitri bullgar Georgi Kabakov nuk hezitoi t’ia tregonte kartonin e kuq, duke e lënë Bayernin me një lojtar më pak.

Ky ishte kartoni i parë i kuq në karrierën e Olises si profesionist.

Pas ndeshjes, Harry Kane, i cili shënoi dy golat që i dhanë shpresë Bayernit për rikthim, kritikoi bashkëlojtarin e tij për veprimin e bërë.

“U rikthyem mirë në pjesën e dytë dhe luftuam për ta përmbysur rezultatin. Kartoni i kuq e ndryshoi të gjithë ndeshjen. Ai duhet të marrë përgjegjësinë për atë që bëri. Ishte një gabim dhe gabime ndodhin. Duhet të mësojë prej tij”, deklaroi Kane. /IndeksOnline/