Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, i cili më parë kishte kërkuar të burgosej vetë si shenjë indinjate ndaj aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tashmë ka kërkuar mbështetje institucionale nga Ministria e Drejtësisë. Kjo kërkesë synon realizimin e një takimi me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Pllashniku i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një shkresë zyrtare, duke kërkuar ndihmën e tyre për lehtësimin e komunikimit dhe përcjelljen e kërkesës së tij drejt Trendafilovës.

Së fundmi, veterani ka deklaruar publikisht se është duke “përgatitur dokumentacionin” për t’u dorëzuar në burg.