Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Durim Halilaj, ka vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe mbështetjen e qytetarëve në tubimet e mbajtura në Berkoc dhe Skivjan.
Përmes një postimi në facebook, Halilaj ka theksuar se takimet në këto dy lokalitete janë karakterizuar nga entuziazëm dhe energji pozitive, duke shtuar se mbështetja për programin dhe vizionin e koalicionit po rritet vazhdimisht.
“Takime plot entuziazëm dhe energji pozitive në Berkoc dhe Skivjan. Mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë për vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë.
Më 7 qershor votojmë 128 – për ndryshim, zhvillim dhe qeverisje me përgjegjësi.”, ka shkruar Halilaj./IndeksOnline/
