Policia e Kosovës ka shpallur sërish një tender për furnizimin me filtra për automjetet e saj, me një vlerë të parashikuar prej 300 mijë eurosh.

Kontrata, e publikuar më 30 korrik, ka për qëllim sigurimin e filtrave për flotën e automjeteve të Policisë, të cilat përfshijnë marka të ndryshme si Škoda, Toyota, Golf, Opel, Mercedes, Sprinter, Peugeot, Ford, BMW, Mitsubishi dhe Dacia. Ky aktivitet prokurimi paraqet një ritenderim të procesit të mëparshëm.

Marrëveshja do të realizohet si një kontratë kornizë me një operator ekonomik të vetëm, me një kohëzgjatje prej 36 muajsh. Furnizimet do të bëhen gradualisht, bazuar në nevojat e Policisë së Kosovës.

Për operatorin ekonomik fitues është parashikuar një garanci ekzekutimi prej 30 mijë eurosh, ndërsa ofertuesit duhet të dorëzojnë edhe një garanci tenderi në vlerë prej 6 mijë eurosh.