Portieri i Paraguait, Orlando Gill, ka akuzuar sulmuesin francez Kylian Mbappé për refuzim të shtrëngimit të dorës pas përfundimit të ndeshjes së Kupës së Botës 2026. Franca fitoi me rezultatin minimal 1-0, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.

Gill, i cili u shpall lojtari më i mirë i takimit, tregoi se pas vërshëllimës përmbyllëse iu afrua sulmuesit francez për ta uruar, por ky i fundit e refuzoi gjestin e tij.

“Shkova te Mbappé për ta uruar, por ai nuk pranoi të ma shtrëngonte dorën”, deklaroi Gill, lajm ky i përcjellë nga “Gazeta Express”. “Është futboll, në ato momente humba pak kontrollin, por më pas u qetësova. Doja vetëm ta përgëzoja, sepse Franca po zhvillon një Kupë të Botës të shkëlqyer dhe është një ndër favoritët kryesorë për të fituar trofeun”.

Pas incidentit, Gill pranoi se reagoi me nervozizëm, duke theksuar se gjithçka ndodhi në zjarrin e emocioneve të ndeshjes.

Ndërkohë, Franca vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026 dhe në çerekfinale do të përballet me Marokun, pas një sfide të fortë ndaj Paraguait, e cila u vendos nga goli i Mbappé-s me penallti.