Posta e Maqedonisë regjistron humbje prej 5 milionë eurosh
Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, ka treguar sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 se në çfarë gjendjeje financiare ndodhet aktualisht institucioni.
Ugrinov theksoi se viti 2025 është mbyllur me humbje prej rreth 5 milionë eurosh, një shifër e ngjashme me atë të vitit 2024. Ai paralajmëroi se kjo humbje është në rritje të vazhdueshme nga muaji në muaj.
Zëvendësdrejtori foli edhe për numrin e ankesave nga qytetarët, duke deklaruar se marrin mesatarisht rreth 10 ankesa ditore, që shkon në rreth 240 ankesa në muaj.
