Prishtinë: Babai kanos me sëpatë djalin dhe bashkëshorten, dëmton derën e banesës

Policia e Kosovës në Prishtinë ka iniciuar një rast kanosjeje dhe dëmtimi prone. Një burrë dyshohet se ka dëmtuar me sëpatë derën e banesës dhe ka kanosur djalin dhe bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar më 1 gusht 2026, në konsultim me prokurorin, ndërsa ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 00:30.

Viktima, djali i të dyshuarit, ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, babai i tij kishte goditur me sëpatë derën e hyrjes, duke e dëmtuar. Ai gjithashtu kishte kanosur atë dhe nënën e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.