Larry, Macja e Downing Street, Dëshmitar i Qeverive Britanike

Në një periudhë kur kryeministrat britanikë ndërrohen me ritme të shpeshta, një banor i ka rezistuar çdo ndryshimi në qeveri dhe është bërë i pazëvendësueshëm në Mbretërinë e Bashkuar: macja Larry.

Macja, e njohur si “Larry the Cat”, shënoi në shkurt 15-vjetorin e qëndrimit të tij në ambientet e qeverisë britanike. Besohet se Larry është 19 vjeç.

Që nga ardhja e tij, Larry ka dëshmuar ndërrimin e pesë kryeministrave britanikë në Downing Street: David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak.

Përpara se të zhvendosej në Downing Street, Larry ishte një mace endacake në Londër, i gjetur pa mikroçip dhe i dërguar në një strehimore kafshësh.

Më pas, ai u adoptua dhe u bë pjesë e rezidencës qeveritare, ambientet e së cilës i eksploron çdo ditë.

Mbetet të shihet se kush do të jetë kryeministri i radhës që do të ndajë jetesën me këtë banor të pazakontë të Downing Street.