Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pritet të paraqitet në stacionin policor të këtij qyteti për të dhënë dëshmi lidhur me incidentin e ndodhur të enjten në një prej kafiterive të qytetit.

Ndërkohë qytetarët e Skenderajt janë vënë në dijeni të kësaj dhe përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për t’u organizuar në përkrahje të Lushtakut.