Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 39 aktakuza ndaj 50 personave për vepra të ndryshme penale, në mbarë territorin e Kosovës.
Në të njëjtën periudhë, me urdhër të prokurorëve, janë ndaluar 12 persona. Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur 19 aktakuza kundër 23 personave. Aty janë ndaluar edhe dy persona, si dhe është paraqitur një kërkesë për paraburgim ndaj një personi.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur shtatë aktakuza ndaj 14 personave. Në Pejë, është ndaluar një person për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar pesë persona dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave.
Sipas raportit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur katër kërkesa për paraburgim ndaj gjashtë personave dhe ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur katër aktakuza ndaj katër personave.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për paraburgim ndaj një personi dhe ka ngritur katër aktakuza ndaj katër personave.
