Një elefant i dalë jashtë kontrollit ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe dëme të konsiderueshme materiale në Angamaly, shteti i Keralës, Indi.

Ngjarja tragjike ndodhi pranë një tempulli, ku elefanti po transportohej për një ceremoni bekimi. Pas mbërritjes në zonë, kafsha u bë agresive dhe filloi të shkatërronte gjithçka që i dilte përpara.

Elefanti përmbysi një makinë dhe një skuter, si dhe dëmtoi rëndë murin e një shtëpie aty pranë. Si pasojë e incidentit, shoferi i makinës humbi jetën, ndërsa pasagjeri arriti të shpëtonte me lëndime të lehta.

Autoritetet pyjore, pas gati dy orësh përpjekjesh intensive, arritën të qetësonin kafshën dhe të rivendosnin kontrollin në zonë.

Burimi: Indeksonline dhe media ndërkombëtare.