Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga studentët në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi, Krasniqi ka falënderuar studentët për pjesëmarrjen në protestë, duke e lidhur atë me kujtesën historike dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.
“Kur një popull e fiton lirinë me sakrificë, historia e saj nuk mund të ndahet nga kujtesa e brezave. Faleminderit studentëve që sot ngritën zërin në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerave të lirisë sonë”, ka shkruar Krasniqi.
