Protestuesit në Deponinë e Sferkës Ballafaqohen me Policinë, Refuzojnë Urdhrin për Largim
Situata mbetet e tensionuar në deponinë e Sferkës, ku gjatë ditës së sotme, protestuesit kanë bllokuar rrugën për kamionët e KRU “Ambienti”, duke pamundësuar shkarkimin e mbeturinave.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia e Kosovës, e cila u ka kërkuar protestuesve lirimin e rrugës dhe largimin nga zona. Megjithatë, protestuesit kanë refuzuar të zbatojnë këtë kërkesë, duke vazhduar qëndrimin e tyre në shenjë kundërshtimi ndaj funksionimit të deponisë.
Institucionet kompetente po e monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për incidente.
