Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka organizuar një aksion simbolik para objekteve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi se nuk do të lejojë një “qeverisje të qetë” dhe paralajmëroi vazhdimin e veprimeve politike në rrugë. Molliqaj theksoi se veprime të tilla janë pjesë përbërëse e qëndrimit opozitar të partisë.