Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të enjten një aksion para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, me ç’rast përfaqësues të partisë kanë dorëzuar një ftesë për debat, raporton Ekonomia Online.
I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi se vendi ka mbetur pa opozitë, andaj edhe do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Siç tha ai, aksione të tilla do të ndërmerren sërish nga PSD-ja për të moslejuar më një “qeverisje të qetë” të Vetëvendosjes.

