Kombëtarja e Francës arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti me vështirësi Paraguain 1:0.

Kylian Mbappe ishte realizatori i golit, nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Indeksonline

Mbappe gjatë gjithë kohës ishte provokuar nga lojtarët e Paraguait.

Por, sulmuesi i Real Madridit asnjëherë nuk doli jashtë kontrollit.

Madje këtë situatë e kaloi gjithmonë duke i buzëqeshur në fytyrë lojtarëve kundërshtarë.

Kujtojmë që Franca në raundin tjetër do të luajë ndaj Marokut./Indeksonline/