Punëtorët e filialit të “Ekoregjionit” në Suharekë kanë nisur grevën të martën, më 31 mars, për shkak të pagave të papaguara. Sipas një punëtori të kësaj ndërmarrjeje, punëtorët e kësaj njësie ende nuk janë paguar për muajin mars. Ai theksoi se Komuna e Suharekës nuk pranon të rrisë tarifën mujore të shërbimeve, e cila aktualisht është 4.50 euro. Punëtorët kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë derisa të paguhen pagat e tyre dhe të plotësohen kushtet e punës.