Një qytetari në Mitrovicë të Veriut i është vjedhur një zarf me para të gatshme, ndërsa po qëndronte në një kafeteri. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes.
Detaje rreth rastit janë ofruar nga Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Sipas njoftimit policor, derisa viktima, një mashkull, po qëndronte në kafeteri, një person i dyshuar i panjohur i ka marrë një zarf që ndodhej mbi tavolinë, në të cilin kishte para të gatshme, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është klasifikuar si “vjedhje e rëndë”. Menjëherë është njoftuar prokurori kompetent.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
