Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i rrugës Milot-Balldren, duke e cilësuar atë si një hap thelbësor për zhvillimin e Shkodrës, Lezhës dhe gjithë veriut të vendit.

Nëpërmjet një postimi në platformën Facebook, kreu i qeverisë ndau detaje rreth nismës. Ai shkruan se “Për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punimeve për aksin Milot–Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës.”

Rama thekson se ky projekt do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e sigurisë rrugore. Gjithashtu, pritet t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në zonat veriore të Shqipërisë.