Altin Krasniqi grumbullon mbi 12 mijë vota, procesi i numërimit vazhdon
Qendra e Numërimit dhe Rezultatit (QNR) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Të dhënat po publikohen rregullisht në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani është numëruar 58.61% e votave të përgjithshme për kandidatët e zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ndër kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputetë, është edhe Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet prej vitesh në Hagë.
Nga votat e numëruara deri më tani, Altin Krasniqi renditet i 14-ti në listën e kandidatëve më të votuar të PDK-së, duke siguruar gjithsej 12 mijë e 642 vota.
