Ramadani: Vendimmarrja po kolapson, stabilizimi i shtetit kërkon vite

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër partinë në pushtet për situatën e rëndë politike të krijuar në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai theksoi se bllokada aktuale politike po shkakton dëme të pariparueshme.

“Jo vetëm demokracia, por edhe thelbi i funksionimit të institucioneve është në pikëpyetje. Do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar dhe normalizuar shtetin,” ka shkruar Ramadani.

Ai shtoi se, duke e mbajtur gjithçka pezull dhe në mënyrë kundërligjore, institucionet qendrore po shkojnë drejt kolapsit të vendimmarrjes.

“Pushtetarët, pa asnjë nevojë, e kanë bllokuar konstituimin e Kuvendit, çka rrjedhimisht nuk po mundëson krijimin e një Qeverie legale e legjitime,” ka theksuar ai.