**Ramë Lahaj, rrëfen historinë prekëse me nënën e tij të ndjerë**

Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka ndarë në platformat sociale një histori thellësisht prekëse nga jeta e tij.

Gjatë vizitës në varrezat katolike të Shkodrës, Lahaj ka treguar një ngjarje familjare që lidhet me nënën e tij të ndjerë.

Ai rrëfeu se si një grua shkodrane ishte kujdesur me përkushtim për nënën e tij gjatë periudhës më të vështirë të jetës së saj.