Një vajzë 15-vjeçare është raportuar e zhdukur në fshatin Poklek i Ri të Drenasit. Policia ka bërë me dije se babai i saj ka njoftuar organet e rendit se vajza ishte larguar nga shtëpia dhe vendndodhja e saj aktualisht nuk dihet. Rasti është iniciuar si “Person i Zhdukur” dhe hetimet për gjetjen e saj janë në vazhdim.