**Shpërthim i Fuqishëm Cisterne Nafte në Egjipt: 31 Të Vdekur, Dhjetëra Të Plagosur**

Një zjarr masiv shpërtheu sot në Gizë të Egjiptit, pasi një cisternë që transportonte produkte nafte u rrëzua, duke marrë jetën e të paktën 31 personave dhe duke lënë 21 të tjerë të plagosur.

Autoritetet egjiptiane dërguan 39 ambulanca në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në tri spitale për trajtim mjekësor.

Ministria egjiptiane e Naftës njoftoi më parë se aksidenti ndodhi kur kamioni-cisternë doli nga rruga, u rrëzua dhe më pas shpërtheu.

Prokuroria egjiptiane ka nisur një hetim të thelluar për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik dhe shpërthimit.

Sipas prokurorëve, si pasojë e zjarrit, 27 automjete, duke përfshirë makina dhe motoçikleta, u shkatërruan plotësisht.