Pyetjet e testit të Maturës Shtetërore kanë nisur të qarkullojnë në grupe të ndryshme në rrjetet sociale, vetëm shtatë minuta pasi ka nisur procesi i testimit. Testimi, i cili filloi sot në orën 10:00, duket se është kompromentuar shpejt. Fotot me pyetjet janë publikuar, ndër të tjera, në një grup të quajtur “Maturantët 2026”. Në testin e sotëm marrin pjesë 19,514 nxënës, të shpërndarë në 152 qendra testimi në të gjithë vendin. Procesi i administrimit dhe mbikëqyrjes sigurohet nga 1,360 administrues, si dhe nga 750 kryetarë e anëtarë komisionesh.
