Real Madridi ka prezantuar zyrtarisht Yan Diomanden.
Anësori nga Bregu i Fildishtë, bëri transferimin e tij nga RB Leipzigu për 140 milionë euro, duke u bërë kështu edhe blerja rekord e “Los Blancos”.
Diomande, ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare duke u parë dhe si opsion afatgjatë për projektin “Galaktik”.
Ai kishte bërë debutimin e tij zyrtar në ndeshjen e fundjavës ndaj Espanyolit, ku u aktivizua gjatë pjesës së dytë./IndeksOnline/
