Një tërmet i lehtë është regjistruar mbrëmë në Shkup
Një tërmet me magnitudë 2.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në rajonin e Shkupit. Lëkundja u ndje edhe në vendbanimet përreth kryeqytetit.
Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja u regjistrua në orën 21:54. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën sizmike të Shkupit.
Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe zonave përreth me një intensitet prej III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.
