Presion në Madrid: Tifozët kërkojnë largimin e Mbappé-s
Kylian Mbappé ka humbur mbështetjen e tifozëve të Real Madridit. Pas humbjes së titullit kundër Barcelonës, ata po bëjnë thirrje të hapura për shitjen e tij.
Francezi po kritikohet ashpër për performancën e dobët dhe mungesën e përkushtimit. Gjithashtu, perceptimi se ekipi funksionon më mirë pa praninë e tij ka shkaktuar një situatë të tensionuar.
E ardhmja e tij në “Santiago Bernabéu” tashmë është në dyshim të madh. Merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare, duke përcaktuar nëse ky kapitull i francezit do të mbyllet parakohe.
