Janë publikuar formacionet zyrtare për superndeshjen mes Romës dhe Interit, e vlefshme për javën e pestë të Serie A. Të dyja skuadrat kanë pikë të plota pas katër xhirove, me nga 12 pikë në krye të tabelës.

Roma e Gian Piero Gasperinit starton me Svilar në portë; Hermoso, Mancini dhe Ndicka në mbrojtje; Wesley, Koné, Cristante dhe Molina në mesfushë, ndërsa Dybala dhe Soulé luajnë pas sulmuesit Malen.

Në anën tjetër, Interi i Cristian Chivut zbret në fushë me Josep Martinez; Bisseck, Bastoni dhe Akanji; Zielinski, Diouf, Curtis Jones, Barella dhe Dimarco; ndërsa në sulm janë Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Roma dhe Interi janë dy skuadrat e vetme që i kanë fituar të gjitha katër ndeshjet e para të kampionatit, ndaj përballja në “Olimpico” është edhe një duel direkt për kreun e tabelës.