Spanja eliminon Portugalinë, i jep fund ëndrrës së Ronaldos për trofeun e Botërorit
Spanja ka arritur të eliminojë Portugalinë në Kupën e Botës, duke siguruar fitoren falë një goli të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte Mikel Merino ai që realizoi golin vendimtar në minutën e 91-të, duke i dhënë epërsinë 1:0 spanjollëve ndaj rivalëve portugezë.
Me këtë rezultat, Spanja siguron kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës.
Ndërkohë, ky eliminim shënon edhe fundin e ëndrrës së Cristiano Ronaldos për të ngritur trofeun e Kupës së Botës, duke e mbyllur karrierën e tij në turneun më të madh pa arritur objektivin e shumëkërkuar.
