Rritet çmimi i dizelit në Kosovë, ja sa do të jetë për 24 orët e ardhshme
Ministria e Tregtisë ka njoftuar se çmimi maksimal i shitjes së dizelit në Kosovë është rritur me 2 centë. Për 24 orët e ardhshme, dizeli do të shitet me një çmim maksimal prej 1.65 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar, duke u shitur me 1.42 euro për litër. Gazi po ashtu nuk ka pësuar ndryshim dhe do të tregtohet me 87 centë për litër.
(Burimi: IndeksOnline)
