**Deputeti Ramadani: Kriza energjetike, pika kulmore e dështimeve të Qeverisë Kurti**
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës, duke vënë në theks situatën alarmante me furnizimin me energji elektrike në vend.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani theksoi se kriza energjetike përbën dëshminë më të qartë të paaftësisë dhe mungesës së veprimeve nga ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti.
Ai shtoi se, përveç sektorit energjetik, edhe fusha të tjera po përballen, sipas tij, me sfida të mëdha dhe gjendje të rëndë.
“Përveç rritjes së pandalshme të çmimeve, mungesës totale të investimeve, dështimeve të thella në arsim dhe shëndetësi, kushteve të vështira të punës për policët, ushtarët dhe zjarrfikësit, eksodit masiv të qytetarëve jashtë vendit, dhe nepotizmit të paprecedentë nëpër institucione, çështja e energjisë elektrike shënon pikën kulmore të këtij mentaliteti qeverisës. Ne shohim një kalim nga kriza në krizë, pa ide konkrete për investime dhe pa plan të qartë për zhvillim,” ka deklaruar ai.
