Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës për bllokadë politike.

Sadiku deklaroi se LDK-ja e ka bërë tashmë propozimin e saj, duke i drejtuar pyetjen Kurtit: “Ku janë 66 votat tuaja?”

LDK-ja ka theksuar më herët se, nëse Lëvizja Vetëvendosje (LVV) siguron 66 votat e nevojshme, ajo (LDK) do të propozojë Vjosa Osmanin si kandidate për Presidente.

Në një postim në rrjetet sociale, Sadiku shkroi: “Albini, propozimin e dhamë. Ku janë 66 votat tuaja? Për dy orë demagogji, nuk dëgjuam asnjë përgjigje konkrete. E vërteta është e thjeshtë: kërkon probleme, kërkon zgjedhje para zgjedhjeve pas zgjedhjeve, pa asnjë zgjidhje. Një kryeministër në detyrë që nuk arrin të kryejë punën me 51%.”