Sali Berisha kërkon urdhër arrest ndërkombëtar për Vlora Hysenin dhe dorëheqjen e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sot lëshimin e një urdhër arresti ndërkombëtar për Vlora Hysenin. Njëkohësisht, ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.
Në një reagim të tij, Berisha i është drejtuar SPAK-ut dhe autoriteteve të huaja ligjzbatuese.
“I bëj thirrje SPAK-ut të lëshojë menjëherë urdhër arrest ndërkombëtar për Vlora Hysenin, ndërsa ftoj organet e huaja ligjzbatuese ta arrestojnë atë si kërcënim real,” shkruan Berisha.
Më tej, ai i drejtohet Edi Ramës me fjalët: “Edi Rama jep dorëheqjen e menjëhershme: je autori kryesor i këtij shteti kriminal.”
